Acrobat Reader, JO faleminderit!
Sipas F-Secure
, Adobe Reader është një prej programeve më të pasigurta, sa i përket sigurisë. Në të kaluarën, Adobe ka pasur disa herë vrima të sigurisë sidomos në sistemin operativ(SO) - Windows, por edhe në sistemet tjera siq janë: Mac OS X dhe GNU/Linux. Kështu edhe në rastin e fundit për sistemet e Unix, ka një vrimë të sigurisë e cila pritet të mbyllet më 16 qershor të këtij viti. Për të gjithë ata të cilët përdorin Adobe Reader dhe të cilët janë të pasigurtë, ka edhe alternativa tjera.
Për windows psh: Foxit Reader, PDF-Viewer Sumatra, apo Skim për Mac OS X . Unë në sistemin operativ që kam: Debian GNU/Linux, zakonisht e përdori Evince; që për momentin është në versionin 2.22.2. Është edhe KPDF - për të gjithë ata që kanë desktopin - KDE.