Skip to Content

GRUB 'splash images' për Linux

Këtu më poshtë po i paraqes dy GRUB splash images për Linux të punuara nga unë. Njëkohësisht do të tregoj edhe rrugën se si integrohen në GRUB. Fotot e mëposhtme janë ato të cilat do të ju paraqiten në fillim kur zgjedhni se cilin sistem operativ do ta përdorni, në rast se keni dy apo më shumë Sisteme Operative në një PC.

Së pari bëni shkarkimin e këtyre dy të dhënave: albtirol.xpm.gz dhe albtux.xpm.gz Hapni një terminal dhe si root apo me sudo kopjoni njërën prej këtyre të dhënave në direktoriumin grub. Po supozojmë se këto i keni shkarkuar në Desktop si unë, atherë shkruani këtë komandë: cp Desktop/albtirol.xpm.gz /boot/grub Pasi ta keni ekzekutuar këtë komandë, atherë te menu.lst shtoni këtë rresht: # Splash Image splashimage=(hd0,1)/boot/grub/albtirol.xpm.gz (hd0,1) në rastin tim është pllaka e parë (hd0) dhe particioni i dytë (1). Përpara color cyan/blue white/blue shtohet # (si në foton më poshtë)

Ristartoni PC dhe do të keni GRUB splash images për Linux.