Firefox 3.5 RC2
Vetëm dy ditë pasi zhvilluesit e Firefox-it kishin lëshuar kandidatin e parë të Firefox 3.5, ata lëshojnë menjëherë edhe Firefox 3.5 RC2. Ky version nuk ka diçka të re nga versioni paraprak, por ka më pak gabime pasi që ato janë eleminuar dhe është më stabil. Versioni stabil i shfletuesit të njohur Firefox në versionin 3.5 pritet të dalë këtë muaj. Risi në këtë version është se Mozilla Firefox 3.5, do ti hapë dy herë më shpejtë webfaqet se sa Firefox 3. Kjo mundësohet nga Gecko-Rendering Engine 1.9.1 si dhe nga JavaScript-Engine TraceMonkey, e cila është përmirësuar dukshëm. Poashtu si risi është edhe Private Browsing Mode.Është ky i aktivizuar, Firefox memoron webfaqen si dhe formularet apo fjalëkalimet e aktivizuara. Private Browsing Mode, aktivizohet me një klik. Të gjitha faqet e hapura në atë moment - mbyllen. Kthehet përdoruesi përsëri në gjendjen normale, atëherë të gjitha webfaqet e hapura më parë kthehen përsëri. Versioni testues i cili është në mbi 70 gjuhë - edhe në shqip, për tre sistemet e njohura operative: Windows, Mac OS X dhe GNU/Linux mund të shkarkohet prej këtu!