Skip to Content

Kundër Mono dhe C#

Themeluesi i GNU projektit si dhe FSF (Free Software Foundation) - Richard Stallman, është kundër Mono dhe C#. Shkaku kryesor i një kundërshtimi të tillë është se shpërndarja e njohur GNU/Linux Debian planifikon të fut Mono në instalimin standard, në mënyrë që Tomboy, një program i shkruar në C#, të mund të përdoret. Sipas Stallman, ky është një hap i rrezikshëm nga i cili mund të krijohet një mvarëshmëri ndaj C#, pasi që Microsoft mban softuer-patentët, të cilët mund të përdoren për shkatërrimin e implementimeve të C#. Ai është kategorik kundër futjes së Mono në instalimin standard të GNU/Linux. Fedora-Projekt, sipas të gjitha gjasave nga versioni Fedora 12 do ta largoj Mono nga instalimi standard. Është për tu çuditur hapi i kundërt i Debian-it. Ubuntu, poashtu ka Mono në instalimin standard që nga versioni 6.10. Për Ubuntu-n kjo nuk është ndonjë befasi, pasi që si derivat i GNU/Linux Debian-it; me siguri 'ndikohet' nga ai!