OpenOffice.org 3.1
Ka disa muaj që ka dalë Versioni final i OpenOffice.org. Ajo çka më shtyri të shkruaj është përdorimi gjithnjë e më i madh në zyrat shtetërore në vende të ndryshme të botës. Rast konkret është përdorimi i kësaj pakete në Muenchen, së bashku me shpërndarjen e njohur të Debian GNU/Linux-it. Ky projekt është emërtuar si LiMux. OpenOffice.org ka çdo gjë që kërkohet nga një softuer për përdorim në zyrë. Përdoruesi mund të krijojë dokumente dinamike, të analizojë të dhënat, të dizajnojë prezantime tërheqëse, të përpunojë dhe dizajnojë ilustrime dhe të iu qaset bazave të të dhënave. Poashtu mund të ruajë dokumentet në Formatin Portabël të Dokumenteve (.pdf), dhe të transferojë grafikat në Flash format (.swf) – pa pasur nevojë për softuer shtesë. Nëse përdoruesit përdorin paketet tjera softuerike për zyre, siç është Microsoft Office, ai do të ndjehet plotësisht rehat me OpenOffice.org.
Shkarkimi i këtij versioni mund të bëhet nga faqja zyrtare, këtu!