Sulm në Serverin e CentOS.
Sulmuesit arritën të shfrytëzojnë një gabim në konfigurim të CMS (Content-Management-Systen) - Xoops, për tu futur në serverin qendror të CentOS-Projektit. Sipas Ralph Angenendt, Sysadmin tek CentOS, në server nuk u bë ngarkimi i të dhënave binare, apo serveri nuk u shfrytëzua për dërgim të Spam-it. Megjithatë disa fjalëkalime në CMS u shpalllën si të pavlefshme dhe duhet ndryshuar. CentOS-Wiki dhe Bug-Tracking-System, nuk janë viktima të sulmit të lartëpërmendur. Ky sulm ka ndodhur të premtën a kaluar.