Mbyllet portali i exploitëve - Milw0rm
Mbyllet një nga portalet më të mëdha të exploitëve në internet, milw0rm.com.
Vetëm disa rreshte kanë mjaftuar për ta bërë publik një njoftim të tillë. Si arsye për një mbyllje të papritur për përdoruesit, str0ke thekson pamundësinë që për një kohë të shkurtër të bëhet vlerësimi si dhe publikimi i exploitëve, kohë të cilën nuk e ka në dispozicion.
For the past 3 months I have actually done a pretty crappy job of getting peoples work out fast enough to be proud of. 0 to 72 hours isn't fair to the (exploit) authors on this site.Milw0rm ishte në fillim një grup i Hackerëve, i cili përbëhej nga anëtarë prej gjithë globit tokësor; të cilët ishin në lidhje - kontakt, nëpërmjet IRC. Ky grup arriti të bëhet i njohur pas futjes së tyre në sistemin e Bhabha Atomic Research Centre (BARC), të Indisë në vitin 1998. Me këtë rast ata arritën të shkarkojnë E-Mail dhe dokumente tjera të rëndësishme rreth testimeve atomike. Supozimet se ky grup është mbyllur pas trysnive të bëra nga FBI, nuk janë vërtetuar.