Skip to Content

Emulimi i Linux-it në Windows dhe anasjelltas

Në këtë shkrim do të paraqes emulimin - imitimin e sistemeve të ndryshme operative, në makinat virtuale. Para se të paraqes disa pamje të emulimit të sistemit operativ Linux, në Windows dhe anasjelltas, një përshkrim i shkurtër i makinave virtuale. Makina Virtuale (MV), është një kompjuter virtual. Një makinë e tillë nuk përbëhet nga hardueri, por nga softueri. Në një kompjuter fizik - këto të përditshmit që i kemi ne, mund të emulohen disa makina virtuale. Kusht është që Hosti i juaj (pra Hardware real) të jetë relativisht i fuqishëm...sa më i fuqishëm aq më mirë! Sa më shumë fuqi CPU dhe para së gjithash RAM (së paku 512MB), ma shpejtë do të punoj. Po paraqes disa foto të sistemit operativ Debian GNU Linux (Live CD), nëpërmjet makinës virtuale qemu. Së pari shkarkohet qemu për windows prej këtu! Unë e kam shkarkuar në Desktop. Pas shkarkimit e bëjmë instalimin e kësaj makine virtuale. Tash dëshirojmë ta bëjmë emulimin e një shpërndarje të Linux-it. Unë kam zgjedhur debian-live. Pasi ta bëni shkarkimin e saj prej këtu, e bëni djejgjen e saj në një CD apo DVD (mvarësisht çka keni para duarsh). Pasi ta keni bërë këtë, atëherë hapni një cmd dhe shkruani komandën: cd Desktop\qemu-0.9.1-windows startoni CD me këtë komandë: qemu.exe -L . -cdrom //./d: Dikush do të bënte ndoshta pyetjen: Çka na duhet të bëjmë emulimin e një Live CD-je, kur atë mund ta startojmë edhe direkt prej BIOS-it. Kjo është e vërtetë; e bëra këtë edhe për ata që nuk e kanë mundësinë e boot-imit nga BIOS-i, për një apo arsye tjetër! Në Debian GNU Linux, së pari instalojmë qemu me këtë komandë: apt-get install qemu Pasi ta instalojmë këtë, bëjmë krijimin e një imazhi për makinën virtuale: qemu-img create debian.img 3GB Këtu unë kam marrë shpërndarjen e Linux-it - DSL e cila është vetëm 50 MB. Startimin e saj e bëjmë me këtë komandë: qemu -cdrom dsl-4.4.10.iso Një makinë virtuale shumë e mirë dhe mjaft e lehtë për tu përdorur është VMWare.