Skip to Content

Kalimi nga Wordpress në Drupal

Këtu në këtë shkrim do të paraqes në pika të shkurtëra mundësinë e kalimit nga Wordpress në Drupal. Ky kalim do të pasohet edhe me fotot në vazhdim, të bëra gjatë kalimit të Blogut tim. Së pari duhet të bëni një 'backup' të të dhënave tuaja. E bëni shkarkimin e Drupal prej këtu!. Pas ngarkimit të të dhënave në server, si dhe pasi që më parë ti keni bërë ndryshimet e nevojshme te: /sites/default/settings.phpfilloni me instalimin e tij: http://emri i webfaqes/install.php Kjo më lartë ishte në pika të shkurtëra sa i përket instalimit të Drupal-it. Nëse eventualisht keni probleme mund të pyesni këtu, apo të shikoni te webfaqja zyrtare e Drupal-it. ...Vazhdojmë tash! Së pari shkojmë në Wordpress te Administrimi administration-->Manage-->Export Kliko në butonin “Download Export File” Pas shkarkimit kisha këtë të dhënë: wordpress.2009-07-16.xml Para se të kaloni në drupal shkarkoni wordpress_import prej këtu! Në Drupal, modulin e shkarkuar më parë e ngarkoni te: sites/all/modules. Modules nuk është te all - duhet ju ta krijoni. Futu në drupal si administrator i faqes (përdoruesi i parë që keni krijuar) dhe aktivizo modulet. Moduli që mungon TrackBack duhet të shkarkohet prej këtu! Kliko te “Administer / content management / Wordpress Import”. E bëni ngarkimin e të dhënës: wordpress.2009-07-16.xml dhe vazhdoni me Next. P.S Pas gjetjes së një teme të përshtaqme do të kaloj në Drupal, ashtu siq e kam edhe faqen tjetër albtux.de