Skip to Content

Vrima të sigurisë në Google Chrome

Google ka lëshuar në përdorim versionin 2.0.172.37 të Chrome, në mënyrë që të mbyllë një vrimë të sigurisë. Kjo sipas Google i ka mundësuar sulmuesit nëpërmjet një webfaqe të infiltroj kodin në sistem duke shkaktuar startimin në Sandbox të shfletuesit. Detajet e kësaj vrime të sigurisë ende nuk janë bërë publike, pasi që shpërndarësi i këtij shfletuesi dëshiron që një numër sa ma i madh i përdoruesve ta bëjë së pari instalimin.Rifreskimi bëhet nëpërmjet Silent Update, i cili është i integruar në Chrome. Një vrimë të tillë të sigurisë, Google kishte evituar te Chrome 1.0.154.64 në Maj të këtij viti. Thuhet se ka përmirësime sa i përket stabilitetit, si dhe butonat para - prapa të Redirects funksionojnë ashtu siq duhet. ...Duke i patur parasysh këto probleme sa i përket vrimave të sigurisë, përdoruesit e këtij shfletuesi - pra Chrome, me siguri se do të jenë skeptik. Euforia që ishte në fillim pas paraqitjes së këtij shfletuesi, me siguri se do të bie. Të shohim! Edhe për GNU Linux mund të shkarkohet Chrome prej këtu! Unë për vete as që e kam provuar dhe as që kam ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.