Skip to Content

OpenOffice 3.2 Beta1

sid

Lëshohet në përdorim OpenOffice 3.2 Beta1. Ky version i cili ka karakter më shumë testues, për momentin është lëshuar me paketa komplete vetëm në gjuhën angleze, ndërsa gjuhët tjera munden të shkarkohen ndaras. Planifikuesit e Open Office 3.2 shohin që deri në fund të tetorit të jenë gati të gjitha përkthimet për këtë program, ndërsa kah mesi i dhjetorit pritet termini përfundimtar për këtë version. Open Office 3.2 sjellë disa ndryshime të rëndësishme si dhe rifreskime të shumta, siq është psh. Bubblechart (për diagrame). Ndryshimet e këtij versioni, nga ai paraprak mund ti shfletoni këtu! OpenOffice 3.2 beta1 është gati për tu shkarkuar për këto Sisteme Operative (SO): Linux, Windows, Mac OS X dhe Solaris. Nëse doni të lexoni më shumë për këtë program (paketë softuerike), atëherë shkoni në faqen zyrtare të Projektit të lokalizimit në gjuhën shqipe të OpenOffice.org.