Shfletuesi Opera, del fitues!
Në fillim të këtij viti shfletuesi i njohur nga Norvegjia - Opera, bëri një ankesë në Komisionin përkatës të BE në Bruksel, për shkak të lidhjes së përhershme të shfletuesit Internet Explorer (IE) me sistemin operativ (SO) Windows. Kjo sipas Opera-s krijonte favorizime për IE në krahasim me shfletuesit tjerë, të cilët nuk janë pjesë përbërëse e Windows-it. Si duket ky problem është zgjidhur, pasi që kompania e njohur amerikane Microsoft, lëshon pe në këtë drejtim. Sipas kësaj marrëveshje Windows XP, Windows Vista dhe Windows 7 gjatë instalimit lejon - mundëson në përzgjedhjen e shfletuesit; që dëshiron përdoruesi.
Kjo është një fitore e rëndësishme për shfletuesit e njohur siq janë: Opera, Firefox, Google Chrome dhe Apple Safari, e sidomos për përdoruesin e njohur Opera - si palë në konflikt!
Kjo marrëveshje duhet të hyj në fuqi kah mesi i marsit 2010, kohë kjo që i jepet Microsoft-it, për ti bërë ndryshimet e nevojshme te Windows XP, Windows Vista dhe Windows 7.
P.S Shkarkimin e Shfletuesit të njohur Opera - versioni 10.10, për sistemin operativ GNU/Linux - shpërndarja e njohur Ubuntu Linux, në versionin 9.10 mund ta bëni prej këtu!
