Skip to Content

Programe

APPLE - Virusët, rrezik për Mac dhe Windows

Në prill të 2009 u gjetë për herë të parë një Botnet, i cili bazohet kryesisht nga Apple PCtë. Pra është më se e qartë se edhe sistemet e Apple janë në qendër të sulmeve nga Cyberkriminelët. Rreziku për përdoruesit e MAC nuk është edhe aq i madh si në sistemin tjetër operativ - Windows, por vetë prania e tyre (Botnet) i bënë të mendojnë për mbrojtje. Rreziku tjetër qëndron në faktin e hapësirave heterogjene. Disa autorë të këtyre virusëve shfrytëzojnë sistemin operativ Mac OS si Inkubator, në mënyrë që prej aty të sulmojnë sistemet e Windowsit.

Adobe mbyllë vrimat e sigurisë në Reader dhe Acrobat

Me rifreskimet më të reja për Adobe Reader 9.1.1 dhe Acrobat 9.1.1, Adobe arrinë të mbyllë vrimat e sigurisë që ishin shkaktuar më parë tek JavaScript-Funktion getAnnots(). Këto rifreskime janë për sistemet operative Windows, Mac dhe Unix. Për përdoruesit e ndryshëm të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të kalojnë në versionet e lartëshënuara, ka aktualizime edhe për versionet 8.1.5 dhe 7.1.2.

Drupal - versionet 5.17 dhe 6.11

Zhvilluesit (programuesit) e Content-Management-Systems Drupal lëshojnë në përdorim versionet e reja 5.17 dhe 6.11. Ky rifreskim (aktualizim) është bërë për të mbyllur një 'vrimë' të sigurisë (Cross-Site-Scripting). Kjo bëhet e mundur nëse shfletuesi shenjat e koduara të UTF-8, i interpreton si shenja të koduara të UTF-7. Sipas këtyre burimeve kjë mund të ndodhë në raste të caktuara te Internet Explorer 6 dhe 7.

Siguria e PC-ve me mjete mbrojtëse

Virus, Spyware, Cracker dhe Phishing: me këto probleme do të konfrontoheni nëse jeni online gjatë surfimit me shfletues në internet. Këtyre rreziqeve iu jeni ekspozuar sidomos, nëse përdorni  sistemin operativ Windows. Edhe sistemet tjera operative iu janë ekspozuar rreziqeve të tilla por në një masë më të vogël. Mbrojtja perfekte e PC-ve në Sistemin Operativ - Windows, prej gjërave të tilla do ta bëni nëse përdorni mjete (tools) që janë kundër këtyre gjërave të lartëshënuara.
Syndicate content