Grupi i punës -
ICANN (Internet Corporation for Assigned Names and Numbers) merrë masa ndaj Conficker! Sipas tyre ky krimb (Wurm) edhe më tutje është duke u shpërndarë dhe shkaktuar dëme të konsiderueshme, andaj ndaj këtij dëmtuesi duhet marrë masa të menjëhershme. Disa ekspertë të sigurisë që në mes të janarit 2009 kanë lokalizuar algoritmin e këtij krimbi dhe kërkojnë nga kompanitë që bëjnë regjistrimin e domeneve një bashkëpunim, në mënyrë që të mbrojnë DNS - emrat, apo në rastet më të vështira ti bllokojnë ato.