Skip to Content

Qarku i rrjetës prej plastike!

Shkencëtarët amerikan dhe gjermanë kanë arritur që prej një materiali të lirë dhe stabil të ndërtojnë një transistorë funksional prej plastike. Lëvizshmëria e elektroneve në elementin e sipërpërmendur është shumë më e madhe se në materialet tjera të këtij lloji. Te chipat e kompjuterëve dhe qarqet tjera elektronike transistori bënë rregullimin e kahjes së rrymës. Për këtë arsye duhet që materiali i përdorur të jetë gjysëmpërques. Një nga elementet i cili ka veti gjysëmpërquese është edhe Siliciumi. Siliciumi duhet për shkak të karakterisitikave të tij të përpunohet me anë të makinave komplekse. Për këtë arsye shkencëtarët nga vendet e sipërshënuara hulumtojnë elemente apo materiale të lira të cilat kanë edhe aftësi të mira përquese. Një ndër transistorët i cili i plotëson karakteristikat e lartëpërmendura është transistori prej plastike. Edhe pse rezultatet e transistorit prej plastike janë shumë më të ulëta në krahasim me atë të transistorit prej siliciumit, shkenctarët mendojnë se për shkak të çmimit tejet të ulët të përpunimit, transistorët e tillë kanë një perspektivë sidomos në lëminë e etiketave.