Skip to Content

Security

Microsoft ofron 250.000 Dollar!

Microsoft ofron 250.000 Dollar për ata që gjejnë gjurmët e shpërndarësit të krimbit (wurm) - Conficker. Ky krimb kohët e fundit ka infektuar me miliona PC të cilët si sistem operativ kanë Windows-in. Me këtë startegji Microsoft më parë ka pasur sukses.

Symbian-Trojan-i vjedhë të hollat nga konto e telefonit mobil!

Në fillim të kësaj jave Kaspersky, ka bërë të ditur se është në qarkullim një Symbian-Trojan i cili i vjedhë të hollat nga konto e telefonit mobil! Nëpërmjet të SMS-it bëhet vjedhja ndërmjet 45 deri në 90 cent. I ashtuquajturi SMS-Python-Flocker shpërndahet nëpërmjet Bluetooth dhe është i shkruar në Python. Infektimi i viktimës me këtë trojan bëhet duke klikuar disa lidhje që kërkohen si dhe duke instaluar Python-Interpreters.

9 milionë PC (Windows) me Conficker - krimb!

Ka shkuar në 9 milionë numri i PC-ve të cilat janë infektuar me Conficker - krimb (worm). PC -të e infektuara kanë si sistem operativ Windows-in. Ky krimb është në gjendje të bëjë rimbushjen e kodit, kështu që është mundësia e krijimit të një botnet-i (rrjeti). Prej cilit domen ky krimb e bënë rimbushjen e kodit; sipas F-Secure kjo bëhet nëpërmjet një algoritmi të komplikuar.

2,5 milionë PC të infektuara

Sipas F-Secure, mëse  2,5 milionë PC me sistemin operativ (SO) Windows, janë të infektuara nga Conficker - worm (krimb). Ky është në gjendje të bëjë rimbushjen e kodit, kështu që është mundësia e krijimit të një botnet-i (rrjeti). Prej cilit domen ky krimb e bënë rimbushjen e kodit; sipas F-Secure kjo bëhet nëpërmjet një algoritmi të komplikuar.
Syndicate content