Skip to Content

Shumë webfaqe, viktima të hackimit masiv

Websense e cila mirret me shërbime të sigurisë së sistemeve të ndryshme, ka vërejtur se shumë webfaqe, janë viktima të hackimit masiv. Kjo është arritur nëpërmjet JavaScripteve të cilat janë infiltruar nëpër webfaqe. Vizitorët e këtyre webfaqeve, sipas njoftimit të Websense; ridrejtohen në një adresë të llojit google-analytics.com. Aty një server tenton shumë exploit të cilët gjenden aty, ti infiltroj në shfletuesin të cilin e përdor ai përdorues, si psh: Internet Explorer, Firefox dhe QuickTime. Ky server sipas tyre gjendet në Ukrainë. Sipas Websense, për momentin numri i webfaqeve legjitime të infiltruara nuk është edhe aq i madh - disa dhjetra mijëra webfaqe. Se si kanë arritur këta cracker të fusin kodin në webfaqe të ndryshme, për momentin është ende e paqartë. Supozohet se ata kanë shfrytëzuar një SQL-Injection si vrimë dhe janë futur në server. Një webfaqe e injektuar me këtë kod duket kështu!