Si mund të fitohen 1000 € në muaj me Blog!?
Sot do të mundohem të spjegojë se si mund të fitohen 1000 € në muaj me Blog!? Të gjithë webmasterat që një kohë relativisht të gjatë përdorin reklama e dinë se një gjë e tillë nuk është edhe aq e lehtë! Disa janë të mendimit se nëse njëkohësisht përdoren disa blog, kjo do të ishte e mundur. Për kushtet tona shqiptare kjo është vështirë të arrihet, pasi që përdoruesi shqiptar ende nuk është aq present në internet. Më gjërë kjo arrihet nga bloger të ndryshëm.
Disa si psh JohnChow.com ose problogger.net arrijnë shuma edhe shumë më të mëdha duke u spjeguar lexuesve se si mund të arrihet deri te fitimi i lekëve në internet, pikërisht nëpërmjet reklamave. Është me rëndësi që të shkruhet për çdo ditë në mënyrë që lexuesi të jetë prezent; Së paku një artikull në ditë. Duhet të shkruhet për diçka që tërhjek lexuesin. Ndoshta më së miri për tema të caktuara që ju i njihni më së miri! Të bëhet optimizimi i weblog-ut në mënyrë që makinat e kërkimit si google apo edhe tjera ta gjejnë sa ma lehtë dhe ta rendisin sa më lartë. Jam i vetëdijshëm se tema të tilla ka sa të duash në internet, por mendoj se për lexuesin shqiptar që nuk ka njohuri të mjaftueshme të gjuhëve të huaja sidomos të anglishtes kjo do të ju ndihmojë sadopak! Në fund të them se për fillestarët fitimi i 1/10 të shumës së sipërmendur nuk do të ishte edhe aq keq. Për ata me eksperinencë 1/2 e çmimit të lartëpërmendur është reale.