Skype në Ubuntu Linux
Këtu do të shkruaj për një program i cili është mjaft i përhapur për komunikim në internet. Fjala është për programin e njohur Skype, që është një program (VoIP software) me zbatim të gjerë. Është e mundur që me kontaktet që kanë një konto aty të komunikojë - telefonojnë, të bëjnë transferim të të dhënave si dhe video dhe audio konferencë. Është e pranishme në sistemet e njohura Operative siq janë Windows, MAC OSX dhe Linux. Shkrimi im këtu do të jetë për sistemin operativ GNU/Linux; konkretisht rreth instalimit të Skype në shpërndarjen e njohur: Ubuntu Linux. Këtu nuk është e përfshirë në paketat e saja, andaj për ta instaluar e shkarkojmë prej faqes zyrtare të Skype's.

Pasi ta bëjmë shkarkimin, fillojmë instalimin e saj. Hapim një terminal dhe shkruajm këto komanda:
sudo chmod 755 skype-ubuntu-hardy_2.1.0.47-1_386.deb
me këtë komandë i japim të drejta të mjaftueshme për instalim. Tash bëjmë instalimin:
dpkg -i skype-ubuntu-hardy_2.1.0.47-1_386.deb
Me siguri do të ju paraqitet kështu si më poshtë, pasi disa paketa që janë të nevojshme për të funksionuar skype; nuk janë të instaluara:
Selecting previously deselected package skype.
(Reading database ... 135138 files and directories currently installed.)
Unpacking skype (from skype-ubuntu-hardy_2.1.0.47-1_386.deb) ...
dpkg: dependency problems prevent configuration of skype:
skype depends on libqt4-core (>= 4.2.1); however:
Package libqt4-core is not installed.
skype depends on libqt4-gui (>= 4.2.1); however:
Package libqt4-gui is not installed.
dpkg: error processing skype (--install):
dependency problems - leaving unconfigured
Errors were encountered while processing:
skype
Bëjmë instalimin e këtyre paketave:
apt-get install libqt4-core libqt4-gui
Nëse ka ndonjë pengesë, shkruajmë:
apt-get -f install
Tash kemi të instaluar Skypen. E gjejmë te: Pasi ta instalosh e gjenë te Aplikativë --> Interneti --> Skype.
Rregullimet e zërit i bënë si në foto. Aty te sound in, out dhe ringing e vendos drejtuesin(driver) që ke në PC tënde. Më poshtë edhe disa pamje nga ekrani im:



P.S Se si ka ardhur deri te Skype, mund ta lexoni nga versioni zyrtar - në anglisht:
One of the initial names for the project was "Sky peer-to-peer", which was then abbreviated to "Skyper". However, some of the domain names associated with "Skyper" were already taken. Dropping the final "r" left the current title "Skype", for which domain names were available.
