Skip to Content

Tema e Blogut

Gjëja më e rëndësishme kur të fillohet me një Blog, është tema që trajtohet aty. Pikërisht këtu do të vendoset a do të ketë ky Blog sukses apo jo. Duhet të vendoset ndërmjet temës që ju dëshironi ta trajtoni dhe temës që mendoni se përdoruesit do të mund ta përcjellin. Në rastin tim konkret unë e kam zgjedhur temën që mua mjaft më intereson - GNU Linux dhe Comp-tech (pra teknikën e kompjuterëve - harduer dhe softuer). Deri sa e dyta është më e kapshme për përdoruesin e thjeshtë, e para është diçka më e pakapshme, por megjithatë unë do të vazhdoj me këtë temë, pamarrë parasysh numrin jo edhe aq të madh të vizitorëve, për momentin. Në anën tjetër kjo është edhe normale në fazën e parë 6 mujore për një Blog. Ky së pari duhet të bëhet i njohur për përdoruesin - të kapet edhe nga makinat e kërkimit. Mendimi im është se tema që trajtohet në Blog duhet së pari të njihet mirë nga personi që shkruan aty, sepse shumë herë edhe nga vizitorët në komentet e tyre bëhen pyetje, në të cilat pronari i Blogut edhe duhet të përgjigjet.