Shpejtuesi i grimcave LHC (Large Hadron Collider), sipas të dhënave të Organizatës Europiane për hulumtime bërthamore (CERN), është riparuar dhe lëshuar prapë në punë, dje në ora 10 në mbrëmje. Në shtatorin e kaluar kishte një defekt në lidhjet elektrike (një lidhje ndërmjet dy magneteve ishte shkrirë), e cila si pasojë kishte shkaktuar një defekt mekanik me ç'rast kishte shkaktuar një defekt tjetër në sistemin e Heliumit.