Skip to Content

Shfletuesi (browser) UZBL

Në një shkrim të mëhershëm ju njoftova për një shfletues minimal i cili funksionon me vetëm një terminal. Aty tregova se si bëhet instalimi në shpërndarjen e njohur të Linux-it, Ubuntu. Ishte një 'punë', e cila për përdoruesin e rëndomtë (fillestar), nuk ishte edhe e lehtë.
Sot duke bërë rifreskimin e sistemit - Debian Sid, më shkoi në mendje ky shfletues. Në krahasim me Debian lenny, që përdori në jetën e përditshme (këtu nuk mund të instalohet direkt); në Debian Sid (versioni jo stabil), e instalova me komandën e rëndomtë:

apt-get install uzbl

Për mua si përdorues, i cili përdor relativisht shumë terminalin, uzbl është një zgjidhje shumë e mirë. Është shfletues shumë i shpejtë dhe para së gjithash:

Uzbl follows the UNIX philosophy - "Write programs that do one thing and do it well. Write programs to work together. Write programs to handle text streams, because that is a universal interface."

Startimin e një webfaqeje, në këtë rast www.albtux.de e bëjmë nga terminali me komandën:

uzbl -u albtux.de

dhe do të kemi pamjen si më poshtë (kliko në foto për ti zmadhuar, nëse doni!):

Një pamje tjetër e desktopit - Debian GNU/Linux Sid