VLC filtron Vuvuzelat
Për të gjithë adhuruesit e futbollit dhe kampionatit botëror që po mbahet në Afrikën e Jugut, ju njoftojmë se VLC filtron Vuvuzelat - të cilat në disa raste janë aq të mërzitshme sa që shumë shikues e ndalin edhe zërin e TV; e sipas disa ekspertëve mjekësor janë edhe mjaft të dëmshëm sa i përket shqisave të dëgjimit. Paketën binare për Linux x86, Ubuntu 10.04 të cilën e kanë pregaditur në RWTH Aachen, mund ta shkarkoni prej ketu!
Pas shkarkimit të paketës binare (libvuvuzelautlos_x32_plugin.so) ate e kopjoni te: /usr/lib/vlc/audio_filter/
Duhet marrë parasysh se ky plugin, në Linux punon pa probleme vetëm në versionin stabil të vlc.
